Kosova është e gatshme t’i strehojë 5 mijë ukrainas

03 mars 2022 | 11:59

Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë e cila dënon ashpër agresionin e Rusisë në Ukrainë. Në favor të kësaj rezolute kanë votuar 94 deputetë dhe asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Në njërën nga pikat e kësaj rezolute,  Kuvendi ka shprehur gatishmërinë  për strehimin e 5 mijë refugjatëve nga Ukraina.

Kuvendi i Republikës së Kosovës i kërkon Qeverisë së Republikës së Kosovës që, krahas gatishmërisë për strehimin e 20 gazetarëve ukrainas, t’i koordinon të gjitha veprimet e mëtutjeshme me partnerët ndërkombëtarë, si dhe të shpreh gatishmërinë për strehimin eventual të deri 5 000 (pesë mije) refugjatëve nga Ukraina”, është thënë në pikën e pestë të rezolutës.

Kuvendi i Kosovës me rezolutë dënon agresionin rus në Ukrainë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erling Haaland do të largohet nga Borussia Dortmund dhe “verdhezinjtë”…