Kosova Finance Forum 2026 ul në një tavolinë tre ministra për zhvillimin industrial të rajonit
Në kuadër të Kosova Finance Forum 2026, që mbahet më 27 dhe 28 mars, do të zhvillohet një tryezë e rrumbullakët e nivelit të lartë, e cila sjell në një tavolinë të përbashkët tre ministra nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Tryeza organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionittë Republikës së Kosovës dhe synon të hapë diskutim mbi financimin e rritjes industriale në rajon, një ndër temat më kyçe për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.
Në këtë diskutim do të marrin pjesë znj. Mimoza Kusari Lila, Ministre e Ministrisë së Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit në Republikën e Kosovës, znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit në Republikën e Shqipërisë dhe z. Besart Durmishi, Ministër i Ekonomisë dhe Punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Përveç përfaqësuesve qeveritarë, tryeza do të pasurohet edhe me kontributin e figurave të rëndësishme nga institucionet ekonomike dhe financiare si znj.Pranvera Kastrati, Drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s, z.Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Besnik Berisha, Drejtor Menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore e të tjerë akterë udhëheqës të dialogut ndërsektorial.
Diskutimi do të fokusohet në identifikimin e mekanizmave konkretë për rritjen e qasjes në financa për sektorin industrial, fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe krijimin e politikave që nxisin investime dhe inovacion.
Kosova Finance Forum 2026 pritet të shërbejë si një platformë e rëndësishme për shkëmbim idesh dhe ndërtim partneritetesh mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Duke pasur parasysh interesimin e lartë, organizatorët bëjnë të ditur se numri i ulëseve është i kufizuar. Të interesuarit mund të rezervojnë pjesëmarrjen e tyre përmes faqes zyrtare: www.kosovabusinessforum.com.



