
Kosova fiton 5 medalje dhe një trofe
27 shtator 2021
| 15:31
Përfaqësuesja e Kosovës në boks arriti sukses të madh në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahoviç Taljan” që u mbajt nga 22 deri më 27 shtator, pasi fitoi 5 medalje dhe 1 trofe.
Në 86 kg, Taulant Jakupi e fitoi medaljen e artë dhe trofeun si boksieri tekniku më i mirë, kurse në kategorinë 75 kg, Albulena Gubetini e fitoi medaljen e artë. Medaljen e argjendtë e fitoi Loris Idrizi në kategorinë 67 kg, kurse të bronztën në kategorinë 63.5 kg e rrëmbeu Drilon Arifi.
Të bronztën e fitoi edhe Patriot Behrami në kategorinë 71 kg. Selektori Besim Brahimi u nda i kënaqur me boksin që treguan boksierët e Kosovës, ndërkohë drejtësinë në këtë turne e ndau gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli. Pjesëmarrës ishin 17 shtete me 116 boksierë.
/Epoka e re/