Kosova fiton medalje në garën ballkanike të çiklizmit

08 qershor 2026 | 16:21

Për tri ditë me radhë, Kosova ishte qendra e çiklizmit ballkanik, duke pritur me sukses BCU Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor 2026, ku morën pjesë qindra persona nga dhjetë vende të rajonit e më gjerë.

Kampionati është mbyllur me një lajm të mirë për sportin e Kosovës pasi çiklisti Festim Kurti ka siguruar medaljen e bronztë në disiplinën “Individual Chronometer”, duke i dhënë Kosovës një vend në podium në garën më të rëndësishme rajonale të këtij sporti.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka përgëzuar Festim Kurtin për medaljen e bronztë, si dhe Federatën e Çiklizmit të Kosovës për organizimin e suksesshëm të Kampionatit Ballkanik, i cili ka dëshmuar edhe një herë kapacitetet e Kosovës për zhvillimin e ngjarjeve sportive ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi norvegjez, Alexander Sorloth do të jetë përforcimi i parë…