Kosova fiton ndaj Shqipërisë në rrugën për Eurobasket

01 dhjetor 2025 | 10:44

Kosova ka shënuar fitore me rezultat 99-84 ndaj Shqipërisë, në takimin e zhvilluar në qytetin e Shkodrës, në kuadër të grupit C, për kualifikimet e Eurobasketit.

“Dardanët” e kanë nisur shumë mirë takimin duke e bërë diferencën në çerekun e parë, diferencë e cila doli të jetë vendimtare për fitore. 25-14 ishte rezultati i këtij çereku, derisa në çerekun e dytë Kosova ka shtuar edhe 5 pikë të tjera në këtë epërsi duke triumfuat 19-14.

Pjesa e dytë ishte më e balancuar, ku Shqipëria ka fituar çerekun e tretë 32-30 ndërsa e ka humbur të katërtin 25-24. Më të mirët në këtë takim ishin Dardan Berisha që ka shënuar 35 pikë e dhuroj 6 asistime, i ndihmuar nga Erjon Kastrati me 21 pikë.

Te Shqipëria, Julian Hamati ka shkëlqyer me double-double me 19 pikë e 10 kërcime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur në moshën 82-vjeçare, kryetari i parë i komunës…