Kosova hap librin e ngushëllimeve për Fatos Nanon, Malaj: Politika shqiptare ka humbur një politikan të zotin

03 nëntor 2025 | 11:26

Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë ka hapur Librin e ngushëllimeve për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano, në nder të jetës dhe veprës së tij politike.

Me këtë rast, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, e ka vlerësuar Nanon si një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare të periudhës së tranzicionit.

“Fatos Nano është një prej politikanëve më të rëndësishëm shqiptarë të periudhës së tranzicionit të politikës në Shqipëri. Një figurë e rëndësishme, që transmetonte ide që moderoi të majtën shqiptare në Shqipëri. Për këtë ka lënë një gjurmë që të gjithë shqiptarët e kanë vërejtur. Mendoj që politika shqiptare ka humbur një politikan të zotin, një politikan liberal në frymë, i cili në momente të caktuara ka ditur të veprojë dhe të marrë vendime të rëndësishme”, ka thënë ai.

Sipas njoftimit të Ambasadës, libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur sot dhe nesër për qytetarët, përfaqësuesit e institucioneve, trupin diplomatik dhe miqtë e Shqipërisë, në oraret 10:00-12:00 dhe 14:00-16:00.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano është përcjell të dielën për në banesën e fundit në një ceremoni shtetërore të mbushur me dhimbje, nderim dhe respekt. /EO

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja e Hashim Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq,…