Kosova ka importuar 347.6 GWh energji elektrike

14 shkurt 2019 | 15:05

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë”, për tremujorin e katërt  (TM4),  2018.

Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

“Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2018 (TM4 2018) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 1.93 mijë tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale ishte 1 362.1  GWh, dhe në hidrocentrale ishte rreth 54.1 GWh. Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të katërt të vitit 2018, Kosova ka importuar 347.6 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë (TM4 2018) Kosova ka eksportuar 88.6 GWh energji elektrike”, thuhet në raportin e ASK-së.

Sipas ASK-së, në tremujorin e katërt të vitit 2018, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 159.2 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2017), sasia e energjisë elektrike e konsumuar ishte rritur për 6.0 %.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe…