Kosova ka përjetuar regres të jashtëzakonshëm në diplomaci

29 shtator 2025 | 08:36

Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka folur lidhur me situatën aktuale të diplomacisë kosovare, duke e cilësuar si regresin më të thellë në dekada dhe duke kritikuar udhëheqësit shtetërorë për prishjen e marrëdhënieve ndërkombëtare të ndërtuara me mund të madh ndër vite.

“Kosova ka një regres të jashtëzakonshëm në diplomaci. E pabesueshme sa ura të ndërtuara me shumë mund përgjatë shumë viteve këta njerëz i kanë shkatërruar”, deklaroi Arifi për FrontOnline.

Ai theksoi se përfaqësuesit ndërkombëtarë shmangin takimet me Kryeministrin dhe Ministren e Jashtme të Kosovës, përveç rasteve kur janë të detyruar për arsye zyrtare.

“Askush nuk don ta takoj as Kryeministrin as Ministren e Jashtme, përveç në situatat kur s’kanë çare”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Danimarka i ka ndaluar fluturimet e të gjithë dronëve civilë…