Kosova ka të drejtë të lëshojë për qytetarët serb edhe dokumentin për hyrje/dalje

20 shtator 2021 | 14:53

Violeta Haxholli, hulumtuese në KDI, ka bërë me dije se përveç targave të përkohshme, Kosova ka të drejtë të lëshojë për qytetarët serb edhe dokumentin(ID) për hyrje/dalje.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kjo e drejtë e shtetit të Kosovës është e garantuar me Marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë.

Sipas saj, që 11 vjet Serbia e lëshon këtë dokument për qytetarët e Kosovës gjate hyrjes në shtetin serb.

“Përveç targave të përkohshme, Kosova ka ë drejtë të lëshojë edhe dokumentin/ID për hyrje/dalje. Siç e parasheh marrëveshja e Brukselit për lëvizjen e lirë, Kosova ka të drejtë që përveç lëshimit të targave të përkohshme që ka filluar nga sot,të lëshojë për qytetarët e Serbisë që udhëtojnë në Kosovë edhe dokumentin për hyrje/dalje, ashtu siç e lëshon Serbia që 11 vite për qytetarët e Kosovës gjate hyrjes në shtetin serb. Fjala është për atë letrën A4 që lejon qëndrim 90 ditor në Serbi”, ka shkruar Haxholli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sfidat e xhiros së dytë të Art Motion Superligës së…