Kosova kërkon agjendë të përbashkët me Belgjikën në fushën e marrëveshjeve ndërkombëtare

29 tetor 2025 | 12:27

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ilir Muçaj, gjatë një takimi me delegacionin belg të kryesuar nga drejtoresha e përgjithshme për bashkëpunimin dypalësh, Birgit Stevens, ka kërkuar mundësinë e zhvillimit të një agjende të përbashkët në fushën e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Takimi është bërë i ditur përmes një komunikate nga MPJD.

“Sekretari Muçaj, në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e palëkundur që Mbretëria e Belgjikës ka ofruar për Republikën e Kosovës në të gjitha fazat e konsolidimit të saj. Në këtë frymë bashkëpunimi, u zhvilluan konsultimet politike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, ku u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe, forcimin e mëtejshëm të tyre, si dhe mundësitë për zhvillimin e një agjende të përbashkët në fushën e marrëveshjeve ndërkombëtare. Të dyja palët ritheksuan rëndësinë e mbajtjes së këtyre konsultimeve politike si një mekanizëm thelbësor për thellimin e bashkëpunimit dhe për identifikimin e mundësive që kontribuojnë në koordinimin në çështje me interes të përbashkët, përfshirë edhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Konsultimet politike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës dëshmojnë për partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve mike, që vazhdojnë të forcohen përmes dialogut të hapur dhe bashkëpunimit konkret në fusha me interes të përbashkët”, ka njoftuar MPJD.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetareve të Kosovës (AGK), ka reaguar ndaj Faton…