Kosova lejon fluturimet në arritje me udhëtarë vetëm me nënshtetësi kosovare

18 mars 2020 | 12:39

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës mund të realizohen fluturimet në arritje edhe me udhëtarë që me kushtin që ata të jenë kosovarë.

“Fluturimet mund të realizohen në arritje edhe me udhëtarë, por që bartin vetëm qytetarët me nënshtetësi kosovare apo stafin diplomatik të akredituar në Republikën e Kosovës, të cilët s’kanë pasur mundësi të kthehen në Kosovë për shkak të vendimit paraprak nga Qeveria e Kosovës”.

“Megjithatë, këto fluturime duhet të marrin leje speciale (të posaçme) nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit të Republikës së Kosovës. Ky vendim do të jetë në fuqi deri më 14 qershor 2020, në rast se nuk ka ndryshime në bazë të rekomandimeve të autoriteteve përkatëse”, ka njoftuar ANP “Adem Jashari”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot tri propozimet…