Kosova mbajti stërvitjen e fundit për ndeshjen ndaj Shqipërisë

10 nëntor 2020 | 19:34

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e dytë në Durrës dhe të fundit para ndeshjes miqësore kundër Shqipërisë, që do të zhvillohet nesër në orën 16:00 në “Elbasan Arena”.

Në stërvitjen e mbajtur në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, përzgjedhësi Bernard Challandes ka pasur në dispozicion 21 futbollistët e paraparë për ndeshjen e nesërme, e ku është përqendruar në shpjegimin e skemave të ndryshme gjatë lojës.

Gëzon fakti se të gjithë futbollistët dardanë janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për përballjen me kuqezinjtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
11.11.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…