Kosova me fitore e mbyll Kampionatin Botëror

25 korrik 2019 | 12:10

Përfaqësuesja U21 e Kosovës në hendboll me fitore të lartë e ka mbyllur  pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror në Spanjë. Është kjo hera e parë që një ekip përfaqësues i Kosovës në sportet ekipore ka arritur të kualifikohet në botëror.

Kosova të enjten në Pontevedra u takua me Australinë dhe fitoi me rezultat bindës, 38:20. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 21:9 për “Dardanët”. Dallimi në cilësi ishte shumë i madh dhe kështu Kosova herët krijuan epërsi të lartë dhe arritën pa vështirësi te fitorja bindëse, kurse ndeshja ishte për vend të 23-të. Kosova kishte siguruar biletën e fundit për botëror, ndërsa në Spanjë la përshtypje shumë të mirë në ndeshjen e parë me Kroacinë, ndaj të cilës ishte rival i barabartë. Grupi i Kosovës ishte shumë i fortë dhe kështu kalimi i tij me sukses ishte vështirë i arritshëm. Pos me Kroacinë, Kosova ka humbur edhe ndaj Hungarisë, Portugalisë dhe Brazilin. Në fund barazoi me Bahrejnin për pikën e parë në botëror. Të mërkurën djemtë tanë nuk e kishin ditën dhe humbën nga Argjentina në ndeshjen e parë për plasman. Të enjten ndaj Australisë ishin bindës.

Për nga cilësia, Kosova qëndron më mirë se 4-5 kombëtare që do të renditen më lart se ne. Por mungesa e përvojës në këtë nivel dhe grupi i fortë kanë bërë të veten. Poashtu edhe sistemi i garës dhe paraqitja jo në nivelin e synuar në disa takime. Gjithsesi botërori është përvojë me rëndësi për këta djemtë e poashtu për hendbollin dhe sportin kosovar në përgjithësi. Të kujtojmë që në Spanjë jemi prezantuar me të gjitha simbolet. Himni shtetëror është intonuar para çdo ndeshje e poashtu flamuri shtetëror i Kosovës është i shfaqur në palestrat në Pontevedra dhe Vigo. Ndaj Australisë lojtar i ndeshjes u shpall Albin Xhafolli.

Australia – Kosova 20:38 (9:21)

Kosova: Luzha, Gubetini 2, Dugolli, Abazi, Bajqinovci 1, Shabani 2, Avdulli 3, Tahirukaj 3, Mustafa 6, Beqiraj, Muqolli 3, Xhafolli 8, Basholli 6, Halili 2, Dalladaku 2.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të dhënies së dëshmisë përpara prokurorëve belgë, kryetari…