Kosova me gjashtë xhudistë në ‘Open Europian’

30 prill 2021 | 22:04

Federata Kroate e Xhudos, këtë fundjavë, do të jetë nikoqir i mbi 480 atletëve për turneun “Open Europian” që nis më 1 maj.

Në këtë Grand-Slam do të marrin pjesë 33 shtete, ku në mesin e tyre është edhe Kosova.

Trajneri Driton Kuka për këtë turne ka zgjedhur gjashtë xhudistë: Arbër Kullashi, Shpati Zekaj, Erza Muminoviq, Flaka Loxha, Fationa Kasapi dhe Laura Fazliu.

Vitin e kaluar në këtë garë, Laura Fazliu fitoi medalje të argjendtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen e saj të radhës.…