Kosova me pesë përfaqësuese të reja në kampionate evropiane

15 tetor 11:17

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që në vitin 2020 në FIBA Kampionate Evropiane të garojë me pesë përfaqësuese të reja.

Në konkurrencën e femrave Kosova do të paraqitet me gjeneratat U16 dhe U20 në Divizionin B si dhe në konkurrencën e meshkujve Kosova do të paraqitet me gjeneratat U18 dhe U20 në Divizionin B, si dhe me U16 në Divizionin C. Bordi i FBK-së ka vendosur që në konkurrencën e femrave të garojë me vetëm dy përfaqësuese, pikërisht me U16 dhe U20, pasi që së shpejti do të fillojë programin për ndërtimin e Përfaqësueses A të femrave me të cilën do të nisë të marrë pjesë në vitin 2022 në FIBA Women’s European Championship For Small Countries (Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla).

Duhet theksuar se FBK ditë më parë ka aplikuar në FIBA për të marrë pjesë në parakualifikimet për FIBA Basketball World Cup 2023, të cilat gara do të fillojnë në shkurt të vitit 2020.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çdo i treti fëmijë, nën moshën pesë vjeç, nuk ushqehet…