Kosova me reduktime të rrymës, Visar Azemi publikon dy fotografi: Po i japim rrymë Serbisë
14 janar 2026
| 16:54
Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka publikuar dy fotografi nga rrjeti “ENTSO-e” përmes të cilave shihet rrjedha e energjisë elektrike nga Kosova për në Serbi.
Ai ka shkruar në “Facebook” se derisa Kosova ndodhet në terr, shteti po i jep rrymë Serbisë.
Ky reagim i Azemit ka ardhur pasi vendi sot është përballur me reduktime të energjisë elektrike.
“Kosova në terr, e na i japim rrymë Serbisë!”, ka shkruar Azemi.



