
Kosova me shtatë garues në Kampionatin Evropian të Xhudos
25 qershor 2025
| 16:01
Kosova do të marrë pjesë me shtatë garues në Kampionatin Evropian të Xhudos për Kadet, “Shkup 2025”. Ky kampionat do të mbahet nga 26 deri më 29 qershor 2025, në Shkup të Maqedonisë. Ky event do të mbledhë 423 garues, 218 meshkuj dhe 205 femra nga 41 shtete e 2 kontinente.
Blerina, Riadi, Miloti dhe Agroni do të ndeshen të enjten. Kurse Sidorela, Enise dhe Reis do të ndeshen të premten. Garuesit tanë do të jenë nën udhëheqjen e trajnerëve Majlinda Kelmendi, Fatos Tabaku dhe Blenard Begu. Kosovën do ta përfaqësojnë: Blerina Gashi (-44kg), Sidorela Dodaj (-52kg), Enise Zijade (-57kg), Riad Kasapi (-55kg), Milot Gashi (-60kg), Agron Hamza (-60kg), Reis Deliu (-66kg).