Kosova merr përvojat malazeze në identifikimin e zonave potenciale për Natura 2000

26 gusht 2025 | 09:01

Në kuadër të projektit të bashkëpunimit në mes të Agjencisë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës – Ngritja e Kapaciteteve për Mbrojtjen e Natyrës dhe Përdorimin e të Dhënave Mjedisore, përfaqësues nga AMMK, MMPHI dhe Universiteti i Prishtinës, kanë realizuar një takim me autoritetet përkatëse nga Mali i Zi, që kishte për qëllim njohjen me përvojat malazeze në identifikimin e zonave potenciale për Natura 2000.

Përfaqësuesit nga Kosova së bashku edhe me ekspertët nga Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit (SwEPA), janë pritur nga autoritet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Fizik të Malit të Zi dhe ata të Parkut Kombëtar “Prokletije” në Mal të Zi, ku krahas ndarjes së përvojave janë realizuar edhe vizita në terren për të parë nga afër procesin e identifikimit të zonave potenciale për Natura 2000.

Gjatë takimeve dhe vizitave u diskutuar mes tjerash për sfidat nga ky proces, përshtatjen e bazës ligjore, ndarjen e përgjegjësive institucionale, mbledhjen e të dhënave relevante, hartëzimin e habitateve dhe caktimin e kufijve të tyre, menaxhimin dhe financimin e zonave përkatëse, rolin e Parqeve Kombëtare dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërkufitarë.

Në kuadër të këtij aktiviteti që kishte si objektiv njohjen me procesin dhe identifikimin më efektiv dhe të suksesshëm të vendeve të Natura 2000 për Kosovë, pjesëmarrësit kanë vizituar edhe Parkun Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”, ku janë njohur edhe me disa habitate tipike potenciale sipas Direktivës së Habitateve të BE.

Projekti i bashkëpunimit në mes të Agjencisë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, mbështetet nga Ambasada Suedeze në Kosovë përmes Agjencionit Suedez për Zhvillimi Ndërkombëtarë (SIDA).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur Jahir Krasniqi, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.…