
Kosova mëson kundërshtarët e kualifikimeve për evropian në pingpong
21 prill 2021
| 16:32
Është hedhur shorti për fazën grupore të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2021. Shorti për këtë ngjarje është hedhur në të dyja konkurrencat, atë të meshkujve dhe të femrave.
Në konkurrencën e meshkujve, Kosova do të jetë në grupin F, së bashku me Luksemburgun dhe Izraelin. Ndërsa në atë të femrave, rivalët e Kosovës do të jenë Kroacia, Finlanda dhe Ishujt Faroe, që garojnë në grupin A.
Kampionati Evropian i Pingpongut do të mbahet gjatë muajit shtator në Cluj Napoca të Romanisë.