Kosova mëson kundërshtaret në kualifikimet për ‘Euro 2022’

16 qershor 2020 | 18:06

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të luajë në një grup të vështirë në kualifikimet për “Euro 2022”.

Shorti për Evropianin e ardhshëm në hendboll është tërhequr të martën pasdite. Kosova ka rënë në grupin e tetë, që nga drejtues të FHK-së është vlerësuar i vështirë. Kosova do të përballet me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë. Suedia ishte në vazon e parë, Mali i Zi në të dytën, kurse Rumania në vazon e tretë.

Kualifikimi në Evropian mundësohet me renditje në dy vendet e para në grup, por gjasa ka edhe prej pozitës së tretë.

Hendbollistët e Kosovës në grup me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Sot bëhen 21 vite nga çlirimi i qytetit…