Kosova mëson rivalët për kualifikimet evropiane U17 dhe U19 për vajza

16 qershor 2023 | 14:40

Në selinë e UEFA-së në Nion të premten është bërë tërheqja e shortit për fazën e parë kualifikuese për Evropianin “Suedia 2024” për U17 dhe për Evropianin “Lituania 2024” për U19. Edhe këtë herë ekipet u ndanë sikurse në formatin e Ligës së Kombeve, në Ligën A dhe Ligën B.

Kosova në të dyja grupmoshat është përfshirë në Ligën B, ku do të synojë të promovohet në Ligën A. Në shortin për U17, Kosova u përfshi në Grupin B1, ku bëjnë pjesë edhe Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia dhe Armenia. FFK-ja do të jetë organizatore e miniturneut të këtij grupi, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen më 3, 6 dhe 9 tetor. Kjo do të jetë hera e dytë që FFK-së i është besuar organizimi i një turneu të tillë nga UEFA.

Ndërkaq, Kombëtarja U19 është përfshirë në Grupin B3 ku janë edhe Sllovenia, Azerbejxhani dhe Moldavia. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Slloveni, më 8, 11 e 14 nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka bërë me…