Kosova mikpret për herë të parë Kampionatin Evropian të Esports, gara nis sot

09 korrik 2025 | 08:19

Për herë të parë në histori, Kosova po bëhet mikpritëse e Kampionatit Evropian të Esports – EEC25, një ngjarje e madhe e sporteve elektronike që po sjell në vendin tonë përfaqësues nga e gjithë Evropa.

Ceremonia hapëse e këtij kampionati do të mbahet sot (e martë), më 9 korrik, duke filluar nga ora 12:00 në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë figura të rëndësishme institucionale dhe ndërkombëtare. Të pranishmëve do t’ju drejtohen: Kryetari i Federatës së Esports të Kosovës, Altin Preniqi, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Sekretari i Federatës Ndërkombëtare të Esports (IESF), Boban Totovski.

Pjesë e ceremonisë do të jenë edhe interpretime artistike. Sopranoja Arta Jashari, e shoqëruar nga kitaristi Ardit Stafa, do të interpretojë këngën e njohur “Dashuro” të Nexhmije Pagarushës. Ndërkohë, Ansambli Kombëtar “Shota” do të sjellë para publikut vallen tradicionale shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 161 persona janë ende të zhdukur në Kerr…