Kosova, mirënjohëse ndaj Kroacisë

23 nëntor 2020 | 11:36

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, i shoqëruar edhe nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, janë duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Kroaci.

Ata sot janë takuar me kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andreja Plenković.

Gjatë takimit me kryeministrin Plenković, Tahiri ka bërë me dije se i rikujtuan momentet më të rënda të historisë së përbashkët, sfidat që i kaluan Kosova dhe Kroacia së bashku, dhe rreshtimin në anën e drejtë të historiseë gjatë luftërave çlirimtare të të dy shteteve, siç ka thënë Tahiri “periudha këto të lavdisë të cilat i kaluam krah njëri-tjetrit”, raporton “Epoka e re”.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës kërkova nga kryeministri Plenković të mbështesë Kosovën në aspiratat e saj drejt BE-së, forcimin e bashkëpunimit ekonomik si dhe reformat në administratë shtetërore. U zotova se jemi gati që të ngritim nivelin më të lartë të komunikimit ndërqeveritar në mes të dy vendeve, edhe pse pandemia e ka goditur rëndë këtë aspekt të bashkëpunimit”, ka thënë Tahiri.

“Për Kosovën, populli dhe shteti kroat janë dhe do të mbesin ndër adresat kryesore në aspiratat tona në rajon dhe BE”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca vdiq…