Kosova mposhti Turqinë dhe hyn në 16 ekipet më të mira në Evropë

19 shtator 2020 | 17:13

Kombëtarja U-18 e Kosovës në beach vollej, konkurrenca e femrave, ka vazhduar me suksese në Kampionatin Evropian U-18, që po mbahet në Izmir të Turqisë.

Vashat tona Melirona Avdullahu dhe Yllka Jashari sot mposhtën Turqinë U-18, 2:0 në sete (21:13 dhe 21:15).

Me këtë fitore, ato hynë në mesin e 16 kombëtareve më të mira në Evropë, sukses ky më i madhi ndonjëherë në beach volleyn tonë.

Ndeshjen tjetër luhet sot ndaj Zvicrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edin Dzeko pritet të jetë bërja e Juventusit në sulm…