Kosova mund ta luajë një miqësore me Poloninë në qershor

14 prill 2026 | 13:44

Kombëtarja e Kosovës mund ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Poloninë në muajin qershor. Kështu ka raportuar të martën mediumi polak, “Fakt”.

Polakët në qershor do t’i luajnë dy miqësore. Ata e kanë aranzhuar miqësoren e parë me Nigerinë, ndërsa kundërshtari i tyre i dytë mund të jetë pikërisht Kosova. “Kundërshtari i dytë i mundshëm i Polonisë mund të jetë Kosova.

Federata polake po zhvillon bisedime për këtë çështje. Po shqyrtohet edhe vendi i zhvillimit të ndeshjes. Mund të mos jetë Varshava, por një qytet tjetër në Poloni si Gdansk, Wrocław, Poznan ose Chorzow. Nëse Polonia dhe Kosova përballen në fushën e blertë, do të ishte një moment historik, pasi do të ishte ndeshja e parë mes këtyre dy përfaqësueseve”, ka raportuar mediumi polak.

Në mars, Kosova dhe Polonia “luftuan” për kualifikim në Botëror përmes “play-off”-it. Në gjysmëfinale, “Dardanët” mposhtën Sllovakinë, por në finalen vendimtare kanë humbur nga Turqia. Mediat polake i kanë përmendur disa yje të Kosovës, duke e shprehur respektin për Kombëtaren dardane.

Ndërkohë, as Polonia nuk ia ka dalë të kualifikohet në Botëror pasi është mposhtur nga Suedia në finale të “play-off”-it, derisa paraprakisht në gjysmëfinale e ka mposhtur Shqipërinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe 23 gola, Vedat Muriqi 21 kurse të tjerët…