Kosova mund të bëhet me dy kryeqytete

21 prill 2018 | 19:36

Miratimi i projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës, mund t’i prodhojë dy kryeqytete, njëri administrativ e tjetri historik.

Në ndryshimet e bëra më 10 prill, Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, nenit 4 i ka shtuar edhe pikën 2, e cila i jep këtë epitet qytetit Lidhjes Shqiptare të 1878-s, raporton KTV.

Ky propozim ka ardhur nga deputeti i PDK-së i cili vjen nga ky qytet, Nait Hasani, i cili e udhëheq këtë komision.

Shkurtimisht, përmes telefonit, ai ka thënë se shumë shtete i kanë “kryeqytetet historike”, andaj edhe Kosova duhet ta ketë të vetin.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se në projektligjin që posedon ai, ky nen nuk ekziston, ndërsa diskutimet për këtë i quan politike.

Kryeqyteti historik, sipas Ahmetit, nuk duhet të jetë pjesë e ligjit për atë administrativ.

Sipas tij, nëse hyhet në histori, Prizreni ka qenë kryeqytet i Shqipërisë dhe nuk do të duhej të kufizohej vetëm me Kosovë.

Ndërsa, i pari i qytetit të dytë më të madh në vend, Mytaher Haskuka, gjatë së shtunës, nuk ka folur rreth kësaj çështjeje, me arsyetimin se është në Gjermani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Idetë e dizenjatorëve shpesh herë përputhen me dëshirat tona. Shpikjet…