Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria

11 qershor 2025 | 17:14

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë me dije se për të gjithë territorin e Shqipërisë nga sot vlen masa e ndalimit të importimit të ruminantëve të vegjël – dele dhe dhi.

Në njoftimin e lëshuar për medie është thënë se kjo masë është vendosur me qëllim të parandalimit të përhapjes të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants), pasi në shtetin shqiptar janë paraqitur raste me këtë sëmundje.

“Duke parë rrjedhën e situatës përveç masës kufizuese në import. Komunat e Kosovës të brezit kufitar me Shqipërinë, përmes drejtorive të tyre për bujqësi të vendosin masa strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtës të deleve dhe dhive të mbajnë nën mbikëqyrje bagëtitë e tyre dhe të pengojnë çfarëdo kontakti të kopeve të tyre me kopetë e fermerëve nga vendi fqinj”, ka njoftuar AUV-i.

AUV-i ka theksuar se autoritetet kufitare do të forcojnë kontrollet në të gjitha pikat kufitare dhe zonat e brezit kufitar me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e futjes së sëmundjes në territorin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën duartrokitje dhe brohoritje të emrit të tij nga mbështetësit,…