Kosova nderon të rënët në masakrën në burgun e Dubravës

22 maj 2025 | 15:08

Sot (e enjte) janë bërë 26 vjet nga masakra në burgun e Dubravës. Në nderim të të rënëve dhe të mbijetuarve të kësaj maskre në burgun e Dubravës është mbajtur një tubim përkujtimor.

Në këtë tubim përkujtimor kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale. Në mesin e pjesëmarrësve ka qenë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputeti Nait Hasani, i mbijetuar i masakrës së Dubravës.

Po ashtu, në këtë tubim përkujtimor kanë marrë pjesë edhe të mbijetuarit e kësaj masakre, Sadik Zeqiri, Bislim Zogaj, Enver Dugolli, Rasim Selmanaj, Demir Lima, Njazi Kryeziu, etj.

Me këtë rast, ministrja në detyrë  e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se drejtësia për masakrën e Dubravës është borxh që shteti ua ka viktimave, familjarëve dhe vetë të ardhmes sonë si shoqëri.

“Ndër aktet më çnjerëzore të regjimit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, ishte masakra në burgun e Dubravës. Të burgosurit, të pambrojtur, të shtrënguar pas mureve të larta të një burgu,  u shndërruan në shënjestra të një masakre të planifikuar dhe të pamëshirshme.  Rreth 1000 civilë të pambrojtur u vunë në shënjestër të arsenalit të shumtë të gjuajtjeve të pakontrolluara brenda një hapësire të mbyllur pa shtegdalje, ku prej tyre 117 u vranë dhe rreth 200 u plagosën. Kujtimi i kësaj ngjarje dhe nderimi ndaj viktimave është edhe thirrje për angazhim me vendosmëri të institucioneve për sjelljen e drejtësisë. Drejtësia për Dubravën është borxh që shteti ua ka viktimave, familjarëve dhe vetë së ardhmes sonë si shoqëri.  Sot, në 26 vjetorin e kësaj masakre, përulemi me nderim para kujtimit të të rënëve. Ata janë zëri që na thërret të mos harrojmë, të mos heshtim dhe të mos ndalemi derisa drejtësia të vihet në vend.  Lavdi përjetë viktimave të masakrës së Dubravës. Kujtimi i tyre do të jetë gjithmonë udhërrëfyes i angazhimit tonë për drejtësi”, ka thënë Haxhiu.

May be an image of 1 person and crowdMay be an image of 1 person and suitMay be an image of 3 people, suit and crowdMay be an image of 14 people and textMay be an image of 6 peopleMay be an image of 6 peopleMay be an image of 2 people and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi Murat Yakin ka thënë se Xherdan Shaqiri e ka…