Kosova në Evropianin e CS2, përballet me Lituaninë në çerekfinale

11 korrik 2025 | 13:13

Ekipi i Kosovës në Counter-Strike 2 ka arritur kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Prishtinë në sallën “1 Tetori”.

Triumfet ndaj Çekisë 2:0 dhe Danimarkës 2:1 me përmbysje, ia siguruan Kosovës një vend në tetë skuadrat më të mira të Evropës dhe duke e mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë. E në çerekfinale, Kosova do të përballet me Lituaninë që u pozicionua e dyta në grupin D.

Kjo ndeshje luhet nesër me fillim nga ora 14:30. Nesër po ashtu luhen edhe gjysmëfinalet nga ora 21:30, ndërsa finalja e madhe zhvillohet të dielën në mbrëmje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët e sigurimit fizik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës…