Kosova në Expo Osaka 2025

09 qershor 2025 | 13:56

Republika e Kosovës po përfaqësohet në Expo Osaka 2025, Kansai, Japoni, përmes një bashkëpunimi të ngushtë ndërinstitucional.

Liza Gashi, zëvendësministre në detyrë e jashtme, ka thënë se si udhëheqëse e Komisionit Ndërshtetëror për këtë projekt të menaxhuar nga Qeveria, ndjehet shumë e lumtur që për herë të dytë Kosova është pjesë e kësaj ngjarjeje botërore, e cila ofron një mundësi të jashtëzakonshme për të prezantuar kulturën, trashëgiminë, si dhe potencialin ekonomik dhe zhvillimor që ofron vendi ynë.

“Pavijoni i Kosovës në Osaka është konceptuar si një hapësirë mikpritëse, ku vizitorët nga Japonia dhe nga mbarë bota do të kenë mundësi të njohin nga afër Kosovën. Gjatë muajve në vijim, pavijoni ynë do të ofrojë mundësi të shumta për promovimin e potencialit tonë dhe ndërtimin e një imazhi të denjë të vendit në atë pjesë të botës. Veçanërisht gëzohemi që në Ditën Kombëtare të Kosovës në Expo, më 11 qershor, do të marrin pjesë Presidentja e Republikës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, si dhe Filharmonia dhe Baleti i Kosovës, me një program dinjitoz artistik dhe kulturor. Një falënderim i veçantë shkon për ekipin ndërinstitucional të Expo-s dhe komisionerin z. Arbër Mehmeti, si dhe për Ambasadën e Republikës së Kosovës në Japoni, të udhëhequr nga Shefi i Misionit, ambasadori z. Sabri Kiçmari”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi suedez, Viktor Gyokeres është shpallur golashënuesi më i mirë…