‘Kosova në Interpol’: Serbia viktimizohet pas vlerësimit të BE-së për shkeljen e Marrëveshjes së Brukselit

27 nëntor 2025 | 07:53

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë e Metohi, Petar Petkovic, që kryeson edhe delegacionin negociator të Serbisë në bisedimet për normalizim me Kosovën akuzoi sërish lehtësuesin e Dialogut për standarde të dyfishta mee lojëra fjalësh pa u përgjigjur në atë që është shkelje e dukshme e marrëveshjes së Brukselit.

Petkovic prononcimit të BE’së ju përgjgij në X ku përsërit qëndrimin e dëgjuar tashmë shpesh se Serbia na qenka e vetmja e përkushtuar për procesin e normalizimit krahasuar me Kosovën duke e shpotitur BE’në madje.

“Prishtina refuzoi për 13 vite ta zbatojë Marrëveshjen e Brukselit e ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, derisa me terrorin ndaj serbëve shkel çdo ditë dialogun. As kurti e as zëdhënësi i BE nuk duan të flasin për këtë. Për të mençurit këto mjaftojnë.” shkroi ai Petkovic të mërkurën.

“Progresi i Serbisë në rrugëtimin evropian varet nga përpjekjet për implementimin e plotë të obligimeve nga marrëveshja e vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit. Duke kundërshtuar në parim anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Serbia është në shkelje të obligimeve nga marrëveshja e Ohrit, neni 4 i marrëveshjes”, ka thënë ky zëdhënës të mërkurën për KOHA pas raporteve se ministri serb Ivica Dacic ishte krenuar me pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatën Interpol./gazetametro

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë dhe thellësisht e dhimbshme është regjistruar…