KOSOVA NË VDEKJE KLINIKE

10 shtator 2025 | 12:41

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Kur marshojnë antikombëtarët: Mendermethënë kryetar i Kuvendit u zgjodh Dimal Basha, një anti-UÇK i thekur nga sera e LV-së ku kultivohen, rriten dhe shumohen antikombëtarët dhe kundërshtarët e luftës çlirimtare. Që ujiten me helmin e nepërkës Mihali dhe plehërohet nga “plehrat” si Hekurani, Hajnrullahu, Sipeci, Limoza Kulari, Katrane Zeza dhe shumë të tjerë. Askush deri sot nuk e ka sulmuar UÇK-në dhe luftën çlirimtare se sa ky bari i keq që po përhapet në Kosovë. Askush nuk i ka sulmuar çlirimtarët më shumë se partia antikombëtare që alfa dhe omega e angazhimit të tyre e kanë pasur bashkimin kombëtar. Tash, ka pendesa dhe kërkimfalje publike pse qenka votuar Dimal Basha ky injorant dhe palaço nga sera e LV-së. Thonë se nuk e kanë ditur se paska shkruar kundër UÇK-së. Asgjë e re dhe e papritur. Pse e votuan mirë bënë sepse e nxorën në livadh LV-në. LV-ja sigurisht e ka ditur të kaluarën e Dimalit e që ka qenë faturë për të përparuar në karrierë. Në fund të fundit ma gjeni vetëm një në LV që mbanë ndonjë post e që ka qëndrim më të mirë se Dimali?! Nuk e gjeni, as për ilaç. E patë se sa e paskrupulltë u tregua Vojsa Osmani duke mbrojtur Dimalin me gënjeshtra se: “gjatë bisedave me te (Dimalin) ishte bindur se ai paska qëndrim afirmativ për luftën çlirimtare. Rrenë qoftë dhe rrenë është! Po edhe presidentja e Kurthit është patriote për aq sa është Dimali, janë të një brumi, asgjë kombëtare nuk kanë në trupin apo mendjen e tyre. Së shpejti për Vojsën do ta këndojmë këngën se: “ra Vojsa prej fiku ..” kurse Dimali do të bëhet pjesë e kanalizimit historik dhe kombëtar. Do të përfundojë si ligjërues në fakultetin juridik në Nish – Serbi apo si bisht politik i Arsovskës. Po të ishte në Kroaci, moti do të mbetej pa pupla. Veteranët tanë po merren me “aktivitete diplomatike..”! Të burgosurit politikë po e përcjellin njëri – tjetrin në varreza! Disa po ia mbajnë zhagun Kurthit. Poshtë kemi ra, pabesueshëm poshtë. Krejt shpresat i kam varur te Kadri Kryeziu që, si Dedë Gjo Luli lëshoi kushtrimin me zotim publik se është i këtynehershit, nuk dorëzohet bashkë me 3950 të burgosur politikë dhe se do të harrohet Oso Kuka ….nëse nuk votohet Rashiqi i Livaxhesë ose nëse votohet Sllavko Simiqi që bisedonte, në emër të Radoiçiqit me sekseren e Kurthit, Limoza Kularin, zemlaken e Millanit. Kadri, mos llogarit se unë do të sakrifikohem për këtë xhihad që e ke shpallur, jo për ta mbrojtur Kosovën por për ta luftuar Enverin, në emër të Kurthit e mbiemër të Mihalit. Ke një të kaluar kombëtare dhe të lavdishme, ruaje këtë kapital të çmuar. Historia sot është mohim i të kaluarës sonë të përbashkët me plotë vuajtje, dhimbje dhe krenari. Këta Kadri në vend të shurrës kanë përshurrë Cocacola kurse ne, ish të burgosurit politikë rrallë kemi përshurrë por kryesisht gjak! Mos e harro këtë asnjëherë. Këta kanë sharë Bacën Adem Demaçi dhe Adem Jasharin e lëre më neve, vdekatarëve të thjeshtë. Kuptoje se nuk është problemi te Sllavko Simiqi e as te Nenad Rashiqi, këta maksimalisht i kanë 10 vota përballë 110 votave prandaj nuk mund të bllokojnë asgjë dhe asnjëherë. Bllokimin e bëjnë shumica duke manipuluar me patriotizëm, jo shqiptar sepse nuk e kanë atë brumë, janë gatim nga brumi jugosllav dhe serb. Më gjej sot patriotë në LV, bëre një listë prej 10 vetëve nga një lukuni harbutësh që kanë poste që as në ëndërr nuk i kanë parë. Kosova sot është e paralizuar nga një pozitë antikombëtare dhe antishtetërore dhe një pozitë që ka qenë kombëtare dhe shtetformuese por që sot ka mungesë guximi për ta mbrojtur shtetin që vet e ka krijuar, me shumë sakrifica. Pse Simiqi ishte i mirë për nënkryetar Kuvendi në vitin 2021 kur u votua edhe nga LV me 91 vota e sot nuk po bëjka! Rregullorja e vitit 2022 e bërë nga LV e ka pajisur LS-në me ekskluzivitet për postin e nënkryetarit të Kuvendit e jo Rregullorja e vitit 2012 e bërë nga opozita aktuale. Kosovën nuk e rrezikon zbatimi i Kushtetutës aktuale por mosbatimi i saj. Gjyqtarët e GJK-së shkojnë e vijnë, Kushtetuta mbetet. LV-ja Gjykatën Kushtetuese përpiqet ta bëjë si Vojsa Osmanin, një kukull personale e Kurthit, pa të kaluar kombëtare dhe politike, pa dinjitet fare dhe një karrieriste e paskrupullt . Si mund të ketë të ardhme me një të tashme të tillë?!.

Një propagandë e ndyrë e mendësisë jugosllave: Krahu i luftës dhe krahu i paqes janë në defansivë të plotë ndaj një mekanizmi antikombëtar dhe keqbërës që është sot në pushtet dhe nuk zgjedhë mjete të mbajë pushtetin. Në vend se të kundërshtojnë me të gjitha mjetet e mundshme dhunimin e fryteve të sakrificës së tyre, ata janë shndërruar në vrojtues indiferentë që nënkupton se me mosveprim e marrin një pjesë të përgjegjësisë për këtë katandisje të vendit dhe varfërim të qytetarit duke ua rrezikuar edhe mbijetesën. Opozita duhet të kundërshtojë në Kuvend, duhet të protestojë bashkë me qytetarë, nuk duhet të zgjedhë mjete për të ndërprerë këtë keqbërje dhe degradim. Shihni sot kush është në mendernethënë ASHAK? E kaluara antikombëtare dhe jugosllave rri këmbëkryq aty, madje edhe anëtarë të dyshuar të Shërbimit Zbulues dhe Kundërzbulues jugosllavë. Shihni ku i kanë të sistemuar fëmijët dhe familjarët. Analizojeni qeverinë në ikje të Kosovës, gjeni diçka kombëtare aty? Analizoni listën e deputetëve, 48 prej tyre, mund të jenë 4-5 prej tyre që ia vlejnë. Që kanë trashëguar diçka kombëtare. Thashë qartë se e kanë trashëguar, asgjë më shumë. Shiheni diplomacinë e Kosovës që është shndërruar në qendër të prostitucionit diplomatik e që udhëhiqet nga një injorante gënjeshtare. Dhe thuaja të gjitha ministritë janë të njëjta. E ku janë fëmijët dhe familjarët e të burgosurve politikë dhe luftëtarëve të lirisë?! Me përjashtim të pak rasteve, të gjithë të margjinalizuar dhe të përndjekur. Paradoksalisht, edhe nga të vetët edhe nga antikombëtarët e pushtetit aktual.

Pushteti, për ta vazhduar sundimin  autokratik prodhon kriza të paqena. Sulmon UÇK-në, sistemin prokurorial dhe gjyqësor, Gjykatën Kushtetuese, mediat dhe të gjithë ata që nuk e kanë mendimin e uniformuar si të LV-së. Shpikë rrezik lufte nga Serbia ndonëse e ka të qartë se për aq kohë sa është KFOR-i në Kosovë, nuk ka luftë. Pastaj, kush do të luftojë, Dimal Arsovska, Hekuran paramilitari, Nezir Robinson Kraki, Sipeci apo dezertorët e ndyrë, Haxhi Avdyli, Xhelal Sfeqla dhe Hysen Durmishi. Jo baco, këta kanë bythë vetëm me u mbështetë prapa pushtetit, duke e keqpërdorur pushtetin. Deri më sot asgjë të hajrit nuk kanë bërë për vendin dhe qytetarin. Për vete po. E njëjtë është Vojsa Osmani që fort e sulmoi Gjykatën Kushtetuese për të fituar pakëz mëshirë nga padroni i saj real, diktatori Kurthi, që bashkë me projugosllavin e thekur Veton Surroi i kanë bërë dëme të pariparueshme Kosovës dhe çështjes kombëtare. Surroi nuk më befason, kumbarën e ka pasur fakultative që i ka ndihmuar të bëhet profiteri më i madh i luftës dhe paqes, politikisht e sidomos materialisht. Veton Surroi dhe Marc Ëelleri ia kanë futur qepën Albin Kurthit me marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit duke siguruar sipas Enver Hasanit autonominë territoriale dhe politike serbëve në Kosovë. Si vlerë e shtuar e kësaj autonomie është futja e arbitrazhit për autonominë e serbëve të cilët nuk e njohin Gjykatën Kushtetuese të Kosovës por institutin dhe autoritetin e arbitrazhit. Prandaj Kurthi përmes cyberzagarëve e sulmon Enver Hasanin. Prandaj prodhon kriza të paqena. Prandaj rreth vetes ka ekskluzivisht injorantë dhe antikombëtarë. Prandaj e sulmon UÇK-në dhe udhëheqësit e luftës. Prandaj mashtron publikisht për raportet e tij me Bacë Adem Demaçin. Dhe shumë prandaj të tjera.

Kam shkruar më parë se Albin Kurthi mund të bëhet KM vetëm në livadhet e Dimal Bashës në lagjen pitoreske të Sallahanës në Ferizaj. Sikur që Vojsa Osmani presidente edhe për një mandat, shpresoj në Karkiv të Ukrainës. Kosovën e kanë shpërdoruar, dëmtuar dhe degraduar maksimalisht që të dy, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Si dyshi famëkeq i Perëndimit të Egër, Boni dhe Kllajd!

A do të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar të Edvin Ramës, Besnik Tahiri dhe Liburn Aliu. Nesër e merrni vesh, o bektesh!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 25 shtator…