
Kosova nesër në agjendën e KiE-s për aplikimin për anëtarësim
23 prill 2023
| 08:14
Të hënën e 24 prillit Kosova pritet që zyrtarisht të jetë në agjendën e Këshillit të Evropës (KiE).
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KiE vitin e kaluar, por në bazë të planit evropian, për të cilin janë pajtuar Kosova dhe Serbia në Ohër shteti i serb nuk ka të drejtë ta pengojë shtetin kosovar për tu integruar nëpër organizata ndërkombëtare.
Ndërsa kjo marrëveshje është për t’i normalizuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
