Kosova ngritët në renditjen e FIFA-s

24 tetor 2019 | 12:46

Përfaqësuesja e Kosovës e ka vazhduar ngritjen e saj në renditjen e FIFA-s.

“Dardanët” tashmë renditen në pozitën e 114-të, duke u ngjitur kësisoj për pesë vende në krahasim me renditjen e muajit të kaluar. Ky progres i Kosovës vjen falë fitores kundër Malit të Zi në kualifikimet për “Euro 2020”, por edhe fitores në miqësoren kundër Gjibraltarit, ndeshje të cilat “Dardanët” i zhvilluan gjatë këtij muaji. Në këto dy fitore Kosova arkëtoi 20 pikë në renditjen e FIFA-s dhe tashmë ka 1184 pikë, duke e regjistruar kësisoj pozitën më të mirë që nga anëtarësimi në FIFA në maj të vitit 2016.

Përfaqësuesen e Kosovës muajin e ardhshëm e presin dy ndeshjet jashtëzakonisht të rëndësishme, ajo kundër Çekisë, më 14 nëntor në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në Prishtinë, nga epilogu i të cilave varet kualifikimi ose jo në Evropian.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në dhjetëvjetorin e gjyqësorit të Republikës së Kosovës është mbajtur…