
Kosova ngritët për dy pozita në renditjen e FIFA-s
10 korrik 2025
| 12:21
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje në renditjen e re të FIFA-s. “Dardanët” tash janë ngritur për dy pozita dhe tash renditen në vendin e 95-të.
“Kosova shënon ngritje në renditjen e re të FIFA-s, e 95-ta në botë! Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me progres në renditjen më të fundit të FIFA-s, duke u ngjitur për dy pozita. Ky avancim pasqyron formën e mirë dhe paraqitjet pozitive të ekipit dardan në ndeshjet e fundit, duke dëshmuar zhvillimin dhe përparimin e vazhdueshëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.