‘Kosova nuk e ka luksin e kthimit të veriut në vatër të përhershme konflikti dhe dhune’

26 shtator 2023 | 12:05

Politologu Agon Maliqi ka bërë me dije se Kosova nuk e ka luksin e kthimit të pjesës veriore në vatër të përhershme konflikti dhe dhune.

Ai ka vlerësuar se Kosova duhet ta ketë për synim përmbylljen e shtetësisë dhe kontrollin e veriut me mjete politike.

Maliqi ka shkruar në “Facebook” se kjo mund të arrihet vetëm me ndihmën e aleatëve.

“Policia dhe mjetet e sigurisë janë vetëm njëra pjesë dhe e pamjaftueshme e ekuacionit në zgjidhjen e problemit. Kosova nuk e ka luksin e kthimit të asaj pjese në vatër të përhershme konflikti dhe dhune e cila e mallkon edhe një brez në jetesë të mjerueshme, ku shqiptarë dhe serbë përfundojnë duke valuar flamuj kombëtarë në diasporë. Kosova e ka komoditetin për ta përmbyllur shtetësinë dhe për ta vendosur pakthyeshmërisht kontrollin mbi veriun me mjete politike, me ndihmën e atyre shteteve që dje e vendosën flamurin tonë në gjysëm shtizë sepse e njohin sovranitetin tonë mbi atë pjesë”, ka shkruar Maliqi.

Ai ka thënë se Kosova duhet t’i dëgjojë këshillat e ShBA-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jasir Asani, i cili aktivizohet në Korenë e Jugut, ka…