Kosova nuk hap kufijtë ajror, rivlerësimi bëhet pas një jave

31 maj 2020 | 19:07

Pas mbledhjes së qeverisë në detyrë para medieve kanë dalë kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Ministri në detyrë ka thënë se faza e tretë në Kosovë do të fillojë të zbatohet nga data 1 qershor.

Vitia ka deklaruar se së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë kanë bërë analiza në terren se ende ekziston rreziku nga pandemia, mirëpo faza e rrezikshme tashmë ka kaluar.

“Janë marrë rekomandime nga ministritë përkatëse dhe sot jam i lumtur qe po e hapim fazën e tretë që do të filloj nga nesër, më 1 qershor”, ka thënë ai.

Faza e tretë e qeverisë së Republikës së Kosovës përfshinë hapjen e çerdheve, kafiterive, bareve dhe restoranteve, kufijve tokësor ndërsa pas një jave do të rivlerësohet gjendja për kufijtë ajror.

Gjithashtu në vendim është përfshirë dhe operimi i taksive.  (A. M / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga nesër (…