Kosova nuk mund të ketë qeveri teknike për shkak të polarizimeve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se Kosova nuk mund të ketë qeveri teknike për shkak të polarizimeve politike.
Ai ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës kishte propozuar më herët një “Qeveri të Unitetit”.
“Një shumicë politike mundet me u afru te presidentja, nuk po shoh që ka shumicë politike. Së paku është dashtë me u mundu me bind deputetin, jo vetëm mu, u pa që kjo është larg 60’tshit. Nuk është vetëm buxheti është edhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë krejt interes financiar, edhe plani i rritjes për BE edhe sanksione financiare edhe pezullimi i Marrëveshjes Strategjike, për me dal me qeveri teknike Kosova është e polarizime, por qeveri e Unitetit, ose kalimtare që e ka propozu zotëri Lumir Abdixhiku”, ka thënë Haziri.



