Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

15 qershor 2025 | 11:29

Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja.

Ata u mblodhën sot për herë të 32 radhazi, çdo të dytën ditë që nga 15 prill dhe u larguan shpejt si rendomë pa gjetur zgjidhje për zhbllokimin e ngërçit politik. Ata do të mblidhen përsëri pas 48 orëve, pra të martën e 17 qershorit.

Në seancën e së dielës u pa një interesim i vogël edhe për të marrë pjesë madje, pasi vetëm 75 deputetë ishin të pranishëm nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka thënë…