Kosova përballë Gjibraltarit në ‘Fadil Vokrri’ për kualifikimet në Evropian

03 mars 2026 | 13:01

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave do të zbresë në fushë sot në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. “Dardanet” do të përballen me Gjibraltarin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 17:00.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se hyrja për këtë ndeshje do të jetë falas për të gjithë tifozët, duke ftuar publikun që të mbështesë vajzat në këtë përballje të rëndësishme.

Atmosfera në kryeqytet pritet të jetë festive, ndërsa Kosova synon paraqitje të fortë dhe fitore para tifozëve vendas në rrugëtimin drejt Evropianit.

May be an image of soccer, football and text that says 'FFK women's EUROPEAN QUALIFIERS FIERS MATCH DAY NOSOVA errea KOSOVA POLHATAR OKA VS 成 TITEA KOSOVE GJIBRALTAR 17:00 STADIUMI "FADIL VOKRRI" PRISHTINE 3 MARS 2026'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni Granit Xhaka do ta udhëheqë Sunderlandin në ndeshjen kampionale…