Kosova përfiton 9.4 milionë euro nga Banka Botërore

09 prill 2020 | 13:31

Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim, i cili është pjesë e Bankës Botërore kanë nënshkruar marrëveshjen e radhës së grantit në vlerë prej 9.4 milionë euro.

Marrëveshja ka për qëllim mbështetjen financiare të Projektit për Efiçiencë në Energji dhe Energji të Ripërtëritshme.

Si rezultat i këtij projekti do të ketë përdorim më efeçientë të energjisë në ndërtesat publike, si dhe avancim të politikave dhe mjedisit rregullator në sektorin e energjisë së ripërtëritshme.

Ky grant është va​zhdimësi e atij të nënshkruar më 27 shkurt 2020, në vlerë prej 2 785 000 dollarë amerikanë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse Komuna e Vitisë nuk ka pasur raste të reja…