Kosova përfiton mbi 10 milionë dollarë nga ‘Pandemic Fund’

27 shkurt 2026 | 15:31

Kosova ka përfituar mbi 10 milionë dollarë  nga raundi i tretë i financimit të Pandemic Fund, një mekanizëm global që mbështet vendet në forcimin e kapaciteteve për parandalimin, gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemive.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Më 12 shkurt 2026, Bordi Drejtues i Pandemic Fund ndau gjithsej 499.6 milionë dollarë për 20 projekte në mbarë botën, duke mobilizuar mbi 4 miliardë dollarë financim shtesë nga partnerë të ndryshëm. Kosova është një nga vendet përfituese përmes projektit MAKE READY”, ka shkruar Vitia në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi do t’ia zgjasë kontratën yllit të vet, Weston McKenniet.…