Kosova përfundon e 26-ta në ‘Baku 2019’, lë pas Serbinë, Belgjikën dhe Zvicrën

28 korrik 2019 | 12:45

Ekipi Olimpik i Kosovës ka përfunduar në vendin e 26-të nga 50 shtete pjesëmarrëse në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF), “Baku 2019”.

Ky sukses ka ardhur pas medaljes së artë të atletit, Muhamet Ramadani. Ai fitoi të artën në disiplinën hedhje e gjyles. Kosova la pas shtete të fuqishme si Hungaria, e cila fitoi 19 medalje, por jo edhe të artën, Zvicrën, Slloveninë, Serbinë, etj.

Ekipi ynë u përfaqësua në kryeqytetin e Azerbajxhanit me 18 sportistë të pesë sporteve të ndryshme, ndërsa fitoi një medalje. EYOF-i i ardhshëm 2023 do të mbahet në Banska Bistrica të Sllovakisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjekë Gjonlekaj /Nju Jork Zonja dhe zotërinj; Jemi mbledhur sot…