Kosova përmendet në ‘Times Square’ të ShBA-së falë Dua Lipës

29 janar 2019 | 15:54

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, i ka pushtuar ekranet gjigante në “Times Square” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Këngëtarja shqiptare e ka ndarë me ndjekësit një postim në llogarinë e vet në “Instagram”, lajmin për nominimin për “Artisten e re më të mirë”, duke pushtuar kështu ekranet gjigante në “Times Square”.

“Dashuri në ‘Times Square’”, ka shkruar Dua Lipa pranë postimit të saj ku shihet edhe emri i shtetit të Kosovës.

Albumi i fundit i këngëtares shqiptare me titull “Dua Lipa” është shpallur si më i dëgjuari në platformën “Spotify” dhe “Youtube”, ndërsa këngëtarja është nominuar për herë të parë në “Grammy Awards” për dy çmime, “Artistja më e mirë e re” dhe atë “Kënga më e mirë e zhanrit dance”

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar nga kompanitë “Facebook”, “Google” dhe…