
‘Kosova përpara kolapsit’, Ramadani: Emergjente, tejkalimi i ngërçit
Analisti Burim Ramadani bëri një analizë të plotë të situatë politike aktuale në Kosovë me datën e re të caktuar për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kuvendit. Sipas tij, nëse vijohet me këto ritme Kosova është përpara një kolapsi qoftë institucional, por edhe në aspektin financiar dhe të sigurisë.
“Është një mundësi e keqe e daljes nga ngërçi, po vazhdon të mbetet e paparashikuara me lëvizjet dhe qëndrimet politike. Nga reagimi i mbrëmshëm, qëndrimi i LV-së ndaj gjykimit të Gjykatës Kushtetuese ka qenë negative duke e quajtur vendim arbitrat që dëmton demokracinë.
Përtej qëndrimeve politike dhe interesave partiake, Kosova e ka të domosdoshme tejkalimin e ngërçit dhe nuk ka të bëjë me pengesë ligjore, por është bllokadë politike. Sinjal i keq për mundësinë e daljes nga ngërçi politik.
Kjo po e çon Kosovën para një kolaps dhe në aspektin institucional dhe atë financiar dhe të sigurisë.”
Më tej, Ramadani komentoi edhe Gjykatën Kushteuese për të cilën 7 gjyqtarët kanë në dorë ‘fatin’ e çështjeve të rëndësishme dhe nëse një prej tyre mungon, Gjykata nuk trajton asnjë çëhstje. Kjo sipas Ramadanit rrezikon më tepër stabilitetin institucional.
“Gjykata kushtetuese e ka numrin 9 në gyqtarë, momentalisht edhe për shkak të dështimeve ka vetëm 7 gjyqtar. GJK nuk trajton asnjë rast nëse nuk marrin pjesë 7 gjyqtarë, Kosova në këtë kuptim varet prej së cilit gjyqtar. Kjo e rrezikon edhe më tepër stabilitetin institucional sesaa ngritja
Konteksti që ësthë bërë është i gabuar dhe rrezikon stabilitetin institucional.”