Kosova pësoi humbje nga Greqia

06 shtator 2020 | 22:45

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar humbje në ndeshjen ndaj Greqisë (1-2), e vlefshme për Grupin C në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” e nisën këtë ndeshje në mënyrë jo të mirë, pasi pësuan gol në minutën e tretë, derisa shënues për skuadrën përfaqësuese greke ishte Dimitrios Limnios. Kosova kërkojë barazimin, por rastin më të mirë në këtë pjesë lojë nuk e shfrytëzoi Arbër Zeneli.

Edhe pjesa e dytë nuk nisi mirë për të përzgjedhurit e trajnerit Bernard Challandes, pasi zëvendësuesi Dimitris Siovas (51’) e shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e Kosovës dh realizoi për 0-2. Kosova pati disa raste që nuk i shfrytëzoi, por tetë minuta para fundit të ndeshjes Bernard Berisha realizoi një supergol për të rikthyer Kosovën në lojë, megjithatë kjo ishte e tera që “dardanët” e arritën në këtë ndeshje. Duhet cekur se Kosova në këtë ndeshje luajti pa shumë futbollistë të formacionit të parë. Ndeshjen e radhës, Kosova e zhvillon në muajin tjetër kundër Maqedonisë së Veriut në Ligën e Kombeve.

 

(V.Z / Epoka e re)  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bernard Berisha ka shënuar një supergol për Kosovën në përmallje…