Kosova pëson humbje të thellë nga Zvicra

05 shtator 2025 | 22:38

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar një humbje të thellë nga Zvicra me rezultat 4-0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Zvicra ishte dominuese gjatë pjesës së parë, ku edhe arriti të shënojë katër gola në portën e “Dardanëve”. Breel Embolo realizoi dy herë, ndërsa Manuel Akanji dhe Silvan Widmer shtuan nga një gol secili, duke vulosur një pjesë të parë të shkëlqyer për helvetikët.

Në pjesën e dytë, trajneri i Kosovës, Franco Foda, bëri disa ndryshime në formacion dhe loja u gjallërua. Kosova u paraqit më mirë dhe pati disa momente dominuese, por nuk arriti të konkretizojë me gol. Ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 4-0 në favor të Zvicrës.

Pas tre ditësh, Kosova do të përballet me Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në një ndeshje ku synon të rikthehet te rezultatet pozitive.

Në anën tjetër, Zvicra ka bërë një nisje të mirë në këto kualifikime, ndërsa kapiteni Granit Xhaka pati, si zakonisht, një paraqitje të shkëlqyer.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Lipjanit nga Partia Demokratike e Kosovës…