Kosova pëson nga Azerbajxhani

09 korrik 2025 | 13:10

Kosova u mund nga Azerbajxhani në FIBA U18 EuroBasket 2025, Divizioni B, me rezultat 62:54 (15:11, 17:14, 10:15, 20:14).

Ndeshja filloi dhe u zhvillua e baraspeshuar për të dy përfaqësueset, ku dy çerekët e parë u mbyllën me rezultat të ngushtë 15:11 dhe 17:14 në favor të Azerbajxhanit.

Në periudhën e tretë, Kosova u rikthye dhe e fitoi çerekun me rezultat 10:15, mirëpo në pjesën e fundit Azerbajxhani reagoi, u mbrojt më mirë dhe e fitoi çerekun me rezultat 20:14.

Azerbajxhani e fitoi ndeshjen me rezultat përfundimtar 62:54.

Me këtë ndeshje Kosova përfundoi garat në grupe, ndërsa tani do të luajë për vendet 17-21 në Evropianin, që po zhvillohet në Lituani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen…