
Kosova po e dominon kampionatin ballkanik të xhudos që po mbahet në Pejë
14 shtator 2025
| 11:39
Trajneri legjendar i xhudos, Driton Kuka, ka bërë një postim për kampionatin ballkanik që po mbahet në Pejë.
“Për mbramje të mirë…Kosova dominon Ballkanikun në Pejë! 6 të arta 🥇 6 të argjendta 🥈 1 e bronztë 🥉”, ka shkruar Kuka në Facebook.
“Shteti më i fortë në garën e mbajtur sot! Kosova mbi të gjitha …Dje sot e përgjithmonë”.