Kosova porosit 7 mijë teste për koronavirus

23 mars 2020 | 14:53

Shtatëmijë teste për koronavirus janë porositur nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës dhe ato pritet të arrijnë në Kosovë brenda pak ditësh, kanë thënë zyrtarë të këtij institucioni.

Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Informim në këtë ministri, ka thënë se ofertuese e testeve është një kompani vendore, por nuk dha më shumë detaje për të.

Hoti po ashtu ka thënë se është porositur terapi klorokine (Chlorochuine), por theksoi se për përdorimin e saj do të vendosin profesionistët e fushës.

“Brenda pak ditësh do t’i kemi edhe dozat e para të produktit klorokine. Por, duhet përmendur se akoma nuk ka një medikament, i cili është treguar i suksesshëm në trajtimin e kësaj sëmundjeje”, tha Hoti.

Për medikamentin tjetër azitromycine, me të cilin thuhet se mund të trajtohen pacientët e prekur me koronavirus, në kombinim me të parin, Hoti tha se është në listën esenciale të barnave dhe se ka në stoqe.

Aktualisht, vaksinë kundër sëmundjes që shkakton koronavirusi, COVID-19, nuk ka.

Kosova ka 33 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërsa një pacient ka humbur jetën të dielën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti KLGI, vlerëson përkushtimin e Komunave të Kosovës, në operacionalizimin…